Talebanët nuk i lejojnëgratë të shkojnë në parqe publike, edhe nëse janë të shoqëruara

0

Talebanët i kanë ndaluar gratë të vizitojnë të gjitha parqet në Kabul, duke i përjashtuar ato edhe më tej nga jeta publike në Afganistan. Një zëdhënës i Ministrisë tha për BBC se atyre që menaxhonin parqet në kryeqytet u ishte thënë që të mos lejonin gratë të hynin.

Grupi pretendon se ligjet islame nuk po ndiqen në parqe. Të drejtat dhe liritë e grave janë kufizuar rëndë që kur talebanët morën pushtetin në gusht 2021.

Sipas rregullave të talebanëve për ndarjen e njerëzve sipas gjinisë, gratë janë lejuar të vizitojnë parqet në tre ditë çdo javë – të dielën, të hënën, të martën – dhe burrat në katër të tjerat.

Tani gratë nuk do të lejohen edhe nëse shoqërohen nga të afërm meshkuj.

“Ne e kemi bërë këtë sepse në 15 muajt e fundit, pavarësisht përpjekjeve tona, njerëzit kanë shkuar në park dhe nuk respektojnë ligjet e Sheriatit,” tha për BBC Mohammed Akif, zëdhënës i Ministrisë së Përhapjes së Virtytit dhe Parandalimit të Veseve.

“Kufizimi është për të gjitha gratë, qofshin ato me apo pa mahrem [shoqërues mashkull]”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu