Takimi sot me gjyqtarët e posaçëm, a kërkoi Yuri Kim “llogari” në GJKKO për lirimin e Alqi Bllakos?!

0

Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me gjyqtarët e posaçëm në GJKKO. Selia diplomatike në Tiranë ka zbardhur detaje, ndërsa thotë se Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare.

Por pavarësisht asaj që thuhet në reagimin për mediat në Ambasadës Amerikane në Tiranë, gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë të njëjtët që dy javë më parë kanë nxjerrë nga qelia ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Pavarësisht se publikisht thuhet se Yuri Kim ka falenderuar gjyqtarët për punën dhe “rikthimin e besimit të qytetarëve dhe partnerëve te drejtësia shqiptare”, nuk dihet nëse diplomatja e lartë amerikane ka kërkuar “llogari” për lirimin e Alqi Bllakos.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim vizitoi sot Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe u takua me gjyqtarët e saj. Ambasadorja i përgëzoi gjyqtarët për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre, veçanërisht ndërsa Gjykata nuk është plotësuar ende me 16 gjyqtarët e nevojshëm dhe ka një numër gjithnjë e më në rritje të çështjeve.

“Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t’u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqinj se ligji po funksionon. Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare.

Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin. Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, u tha Ambasadorja gjyqtarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu