Superskandali që fundos Edi Ramën: Babalja/ Përgjimet si policia ka blerë me para droge manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale! 9 Video që do burgosin Edi Ramën!

0

Plot nëntë përgjime të reja po rrënojnë përfundimisht versionin e mbrojtur nga Edi Rama, policia dhe pokuroria se videoja që akuzonte vëllain e Fatmir Xhafës si organizator trafiku në Vlorë ishte një inskenim.

Për muaj me radhë Rilindja dhe levat e saj në uniformat blu kanë mbrojtur të njëjtën linjë , sipas të cilët, zëri i vëllait të ministrit të brendëshëm, ishte luajtur nga një aktor, i paguar nga kundërshtarët e tyre, me emrin Alfred Alizoti. Madje, teatri u çua deri në sakaj. Kur ky i fundit i telefonoi me vullnetin e tij të lirë nr telefonik të policisë, 129-tës, për të thënë se ai dhe Babalja e kishin kurdisur bashkë të gjithën dhe se ai vetë kishte imituar rolin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit.

Pas këti versioni opozitës dhe mediave i mbyllej goja për akuzat, madje ato damkoseshim me vulën e tij që inskenon skandale të rreme. Po ashtu vërtetohej thënia e kryeministrit Rama që ishte përbetuar para shqiptarëve se ai e dinte që e gjitha qe një farsë dhe ai madje kishte në dorë edhe provën shkencore për këtë.

Pra gjitçka ishte drejt mbylljes me truimf të plotë të qeverisë,  kur nga PD u botua një video dëshmi e Alfred Alizotit se ai ishte shantazhuar dhe korruptuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë.

Këtu historia mori një kthesë të fortë. Dukej se të dy palët po e kërkonin shpëtimin duke u kapur pas një karagjozi me precendentë penale që i gënjente të gjithë për të fituar ndonjë lek më shumë. Fred Alizoti, po luante me disa porta.

Por, damkosja e tij si një dëshmitar i pabesueshëm më shumë diskreditonte Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën. Sepse ata kishin mbështetur gjithçka vetëm tek dëshmia e tij për të vërtetuar se përgjimet kundër vëllait të ish ministrit të brendëshëm, ishin inskenime.

Por, kjo histori që hypën dhe zbret si një tren i çmendur malesh ruse, nuk do të përfundonte këtu.

Të martën në darkë, në emisionin “Opinion”  ish deputeti Ervin Salianji, ka zbardhur plot 9 përgjime zyrtare të prokurorisë ku tregohet se si Alfred Alizoti, është përpunuar, paguar me para në dorë dhe është detyruar të bëjë dëshmi të reme për të vërtetuar versionin që i servirën Ramës dhe drejtësisë, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa. Lapsi.al i ka dëgjuar edhe njëherë me vëmendje këto përgjime skandaloze (poshtë të transkriptuara dhe me zërin origjinal), ku duket qartazi se drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko,  janë angzhuar me mish e me shpirt për të manipuluar të vërtetën.

Janë plotë 9 përgjime në tre periudha kohore të ndryshme, në fillim të qershorit, në fund të gushtit dhe në fillim të tetorit që tregojnë se ata e mbikqyrin dëshmitarin e rremë Alizoti, i thonë se do shkoj dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se ndahen në fund me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg.

Nga këto përgjime del e qartë se përse Fatmir Xhafaj vazhdoi të mos jepte dorëheqjen ndërkohë që hetohej afera e vëllait të tij. Nga ato kuptohet më së miri se përse Edi Rama fliste me siguri se e kishte provën (laborator shkencor ndërkombëtar thoshte ai) për të thurur versionin që donte.

Eshtë gjithashtu evidente se përse dy njerëzit më të rëndësishëm të policisë të një rrethi të madh si Fieri, i rrinin para mbarapa një delinkuenti lokal: ai u duhej për të mbrojtur alibinë e pushtetit.

Nga kjo histori vërtetohet edhe njëherë se, “policia që duam” në vend që të mbledhi prova i shaktërron ato. Madje blen me para në dorë dëshmitarë të rremë.

Ka disa pyetje që lindin këtu: nga i nxirrnin lekët e zeza këta drejtues policie që ia jepnin Alizotit? A mos mbyllej një sy nga shefat e tyre, që ata të merrnin para nga aktivitete të tjera kriminale, për të paguar dëshmitarin që i duhej Ramës dghe Xhafës?

A ishte kaq e fortë trysnia ndaj drejtorit Berti Nushi dhe zv drejtorit Andon Marko sa ata kanë kryer vepër penale duke thënë nën betim se e kanë takuar vetëm njëherë Alfred Alizotin (përgjimet eprokurorise flasin për dhjetra takime e bidseda)?

Natyrisht dy këta drejtorë policie që në çdo vend normal, sot do të ishin pas hekurave, sado të inkriminuar që të jenë, nuk kanë punuar për llogari të tyre. Versioni për të cilin ata janë angazhuar ishte versioni që i duhej Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt për të thënë se dosja Babale ishte një inskenim.

Përgjimet e publikuara jo vetëm që heqin çdo dyshim për këtë, jo vetëm që i nxorën ata gënjeshtarë në sytë e publikut, por treguan njëkohësisht se edhe çfarë krimesh ata janë në gjendje të bëjnë, se si mund të kapin gjithë shtetin, vetëm për të mbrojtur versionin e tyre.

Përgjim i datës 7 Qershor 2018

Në këtë bisedë të dëshmitarit që është paguar për të thënë se la inskenuar rrolin e Agron Xhafajt me Drejtorin e policisë Fier, Berti Nushi, Alfred Alizoti i kërkon gati me detyrim një takim me shefin e madh. 

Bert Nushi:Fredi.

Alizoti: hë ore.

Nushi: Ça bën?

Alizoti:Ça të bëj ja po pijë një kafe.

Nushi:Ku ooo?

Alizoti:Në Tiranë jam.

Alizoti: Ëëë. Fole më këtë …

Nushi: Je i madh.

Alizoti: A….

Nushi: Je i madh. I more ato?

Alizoti:I madh jam unë dhe nuk kthehem prapa dhe atë punë do ta çoj deri në fund.

Nushi: Po po, a i more ato?

Alizoti: Prure njëri të më takojë njëri mua se jam këtu lart ku më latë atë natë, ti vëlla. Se nuk dua të marr në telefon se jam i prere

Nushi: Po ku je oooo?

Alizoti: Po ku më le atë natë ore të thashe

Nushi: Po unë jam në Fier, ere.

Alizoti: Po mirë në Fier. Më lidh me shefin e madh.

Nushi:Kë do?

Alizoti: Ore ti e kupton vetë se kë, se nuk dua ta them por dua ta takoj se s’bën të marr diçka.

Nushi: Mirë, dëgjo me kujdes….

Alizoti:Urdhëro. E di, e di, se i kam marrë vetë masat unë.

Alizoti: Më erdhën edhe nja dy telefonata nga krahu tjetër mua.

Nushi: Mirë, mirë me kujdes. Dëgjo mua, nesër në orën 9 bëj telefon.

Alizoti:Një sekondë. Do ti thuash një çik shefit të më takojë mua se s’bën?

Nushi: Po shiko, shefi është jashtë.

Alizoti:Në ç’vend është jashtë.

Nushi:Shefi është jashtë, i ka deleguar ato kompetencat një tjetri.

Alizoti: Urdhëro.

Nushi: Shefi jonë është jashtë, nuk është këtu.

Po, Po. Nuk është këtu D. M. Th. 

Nushi:Ka shumë mundësi që nesër pasdite të jetë këtu.

Alizoti: Nesër pasdite?

Nushi: Po.

Alizoti: D. M. Th. nesër pasdite kur të marr unë ato (qesh)

Alizoti: Kur të me hedhin ato them. Ej, unë nuk bëj prapa, se e kam parasysh.

Nushi: Dëgjo këtu Fredi këto që po të them se është këtu apo nuk është këtu ti verifikoje.

Nushi: Dëgjo këtu ça them unë. Unë të them që nuk është këtu ore.

Alizoti: Po mirë nuk ka njëri tjetër që të më takojë një çik mua ai?

Nushi: Ça do ti?

Alizoti: Po mirë unë dua të flas me njëri tjetër, s’ta them në telefon ça ke ti?

Nushi: Po merr prokurorin o vëlla ça ke?

Alizoti: Po mirë ma jep një çikë numrin?

 Përgjimi i 08 Qershor ora 00:28

Ky është momenti ku dyshohet se Drejtori i policisë Fier dërgon një njeri për të paguar Alfred Alizotin. 

Alizoti:Hë urdhëro. Hë vëlla. Mirë?

Alizoti: Po si më le mua rrugëve ai. Dhe ai është b…q… prokuror, po unë e kam nisur …

Nushi: Ku je ti ore ku je?

Alizoti:Dëgjo mua, më dëgjo mua të flas unë tani.

Nushi: Ku je ti ore ku je?

Alizoti: Do të më dëgjosh mua të flas unë tani … ëëë

Nushi:Po ku je se nuk ëëë?

Alizoti: Atë që kam nisur ëëë.  Unë vajta ti thosha qëparë prokurorit të kam q…motrën.

Nushi: Po ku je ore në Fier, ku je?

Alizoti: Unë jam në Tiranë tani.

Nushi: Po mirë, shumë mirë.

Alizoti: Unë isha gati t’i thoja të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej më mbrapa.

Nushi: Pse ca të tha ai?

Alizoti: Dëgjo këtu ti. Po më fole mua nesër dhe më tha mua në mëngjes, mos më thuaj mua zotëri se unë jam zoti prokuror.  Isha gati ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Nushi: Fredi, po më dëgjo, Frediii. Më dëgjo pak mua.

Alizoti: Nuk më rruhet fare mua se nuk  këtë muhabet e ka marrë në dorë Gramozi këtë punë.

Nushi: Fredi

Alizoti: Dëgjo pak mua ore.

Alizoti:Unë nuk e di si më lini në rrugë ju kështu mua, ore.. v….k… muhabete.

Nushi: Frediii

Alizoti: E ka marrë në dorë Gramozi këtë punë. Fola me Gramozin. Se i bëra paraprita para unë. Jam i zgjuar unë.

Nushi: Se jam në vendngjarje tani, Fredi ça do, më thuaj?

Alizoti:Kam ngelur ku më le radhën e parë.

Nushi: Ca do nga unë?

Alizoti: Do më dërgosh që të flas diçka.

Nushi: Jam në Fier kam një ngjarje, jam këtu në Ballsh

Alizoti: Dëgjo një minutë ti mua. E mban mend ku me ke lënë radhën e parë?

Nushi: Po.

Alizoti: Do më dërgosh njëri të më marrë në telefon 10minuta, çerek ore.

Nushi: Po.

Alizoti: E mban mend ku më ke lënë?

Nushi: Po e mbaj mend unë po Tiranën pak e njoh.

Alizoti: Do të më dërgosh njëri, jepi  numrin e telefonit.

Nushi: Po, po patjetër po. Unë ka rrezik se edhe për pak  mundet të mos më kapë telefoni se jam në vend këtej nga Ballshi.

Alizoti:E dëgjon, aty ku më le, e mban mend

Nushi: Po do të nis unë njeri aty me lekë

Nushi: Po e kape, e do troç, e kape muhabetin. Ej, ej, jam në mes të rrugës.

Nushi: Po, po kuptova.

Përgjimi i 29 Gusht ora 08:46  

Nushi: Ai numri që do të marrë tani me 663 …

Alizoti: Alo..

Nushi: Ai numri që do të marrë tani me 663 në fund është Andoni, nëndrejtori.

Alizoti: Po. Ça ti them.

Nushi: Do të takoj ai aty ore.

Alizoti: E mirë, mirë. Rrofsh, faleminderit.

Përgjimi 29 Gusht ora 08:47 

Nushi: Fredi…

Alizoti:Hë vëlla?

Nushi: Ça po bën?

Alizoti: Ja hiç isha në banjë sa bera një cike shurren

Nushi: Si ke qenë?

Alizoti: Mirë ca beni ju

Nushi: Mirë e ke shëndetin? Nga shtëpia mirë?

Zlizoti: Ça bën ndonjë gjë ti?

Berti: Mirë.

Nushi: Nga e more vesh se kush jam unë?

Nushi:Nga e more vesh se kush jam unë?

Nushi:Nga e more vesh se kush jam unë ore?

Alizoti: Si Leti më dukesh ti vëlla.

Nushi:Si kush?

Alizoti:Si Leti.

Nushi:Mirë, po ku të ta japi Leti i një birrë ty?

Nushi:Ku e do një birrë?

Alizoti:Ore ku je ti tani ëëë?

Nushi: Jam Berti, ore Berti.

Alizoti: Ëëëë. Ça po bën ëëë?

Nushi:Mirë.

Nushi: Ëëë, ku do ta pijmë një birrë por që të jesh i qetë?

Alizoti:I qetë jam unë, i qetë jam.

Nushi: Jo, jo që të ndihesh ti i qetë o vëlla?

Alizoti: Ore kush Bert je ti tani, se unë kam shumë Berta?

Nushi: Bert Nushi.

Alizoti: Aaa?

Nushi: Drejtori, ore vëlla drejtori.

Alizoti: Aaa?

Alizoti: Aaa. Ore po të mora vesh.

Alizoti: Ej, po unë jam në Tiranë tani.

Nushi: Je për Tiranë?

Jam në Tiranë tani. Epo me fal ëëë.

Nushi: Po ke ndonjë punë urgjente, ça do?

Alizoti: Jo, ore ti rrofsh. Faleminderit po unë jam në Tiranë tani sapo zbrita. Po ku të marr në telefon tani?

Nushi: je në Tiranë ti tani?

Ou.. po ku në ça vendi je në Tiranë?

Alizoti: Unë ja ta thotë vëllai ty tani. Sa zbrita tek “Shqiponja” që merr tek Tirana e Re, tek lokali para, sa kam marrë një kafe.

Nushi: Ashtu ëëë. Mirë, po erdha unë do të vij unë të të jap një kafe. Po qe se ashtu do të dërgoj dikë aty. Mirë ooo?

Alizoti: Urdhëro?

Nushi: Po qe se do të kem mundësi unë që të nisem nga Fieri. Do të vij unë.

Nushi: Sa do të rrish në Tiranë ti?

Alizoti: Unë sot këtu jam.

Nushi: A sot je aty ëëë? Po ça ke ti? Po pate gjë?

Data 29 Gusht ora 12:00

Biseda mes Zv/drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit / Vendtakimi në Tiranë 

Alizoti:Po.

Andon MARKO:Shefi

ALIZOTI:Përshëndetje!

Marko: Erdha unë. Ku je? Ku do te takohemi?

Alizoti: Tek Pazari i Ri, jam vëlla.

Marko:Tek Pazari i Ri. Atje ku u ndamë atë natë?

Urdhëro?

Marko: Atje ku u ndamë atë natë që ishim bashkë apo jo?

Alizoti: Jo, jo jam këtu unë ore vëlla, këtu poshtë tek Pazari i Ri, tek 9- katëshi, vëlla, tek Pazari i Ri.

Marko: Tek 9-katëshet aty?

Alizoti:Po tek 9-katëshet kur ikën lartë për tek Pazari i Ri.

Marko: Ku ka qenë Vefa dikur?

Alizoti:Bravo. Pa vajt tek Vefa, stacioni i parë krahu i djathtë.

Marko: Ok, të mora vesh. Ja erdha unë, erdha.

 Përgjimi 01 Tetor 2018, ora 12:35 

Nëndrejtori Andon Marko flet me Alizotin. 

Marko: alo

Alizoti: Ça po bën.

Marko : Hiç ja kam ca njerëz.

Alizoti: Të mora vetë unë se më duket se ka rrëmujë aty, prish qetësinë. …

Aliztoi: Ej…

Marko: Hë.

Alizoti: Po pres atë mikun unë, kishte një porosi ai miku nga Tirana. Kupton. E mora në telefon unë nja dy herë. Kupton ti.

Marko: E dinë vetë ata, se di ça të them. Se unë jam shkëputur këto ditë edhe… nuk di ça të them.

Alizoti: E mirë, mirë

Përgjimi i 01 Tetor ora 16:11  

Alizoti telefonon nendrejtorin e policise Fier

Marko: Ho re.

Alizoti: Ça bën o vëlla? Në rregull në rregull jam. Fisnik  ai e mbajti llafin

Marko: Hiç ja. Mirë mirë.

Përgjimi 05 Tetor 2018  

Alizoti komunuikon me Andon Markon ku lihet të kuptohet se të dy e dinë që do burgoset pasi për këtë është paguar. 

Marko: Hë ore ça bëre?

Alizoti: Ça po bëni?

Marko: Hiç ja me ca miq, po hamë drekë.

Alizoti: Pse s’ma bëre një zile mua?

Marko: Kush?

Alizoti: Po ti të ma bëje zilen mua vëlla. Të dy ne vaki jemi,  po të thoshte ore jam këtu, jam. Ça po bën?

Marko: Po hiç ça të them ore.

Marko:S ot dola në punë dhe më morën për drek këta.

Alizotri:Të mora. E di unë, ore.

Marko:Se nuk dal nga puna fare.

Alizoti: E di unë ore e di ty dreka nuk të ndahen

(qesh)

Alizoti:Ça bën?

Marko: Mirë. Mirë. Flasim. Se mbase do të filloj rregullisht nga e hëna e tutje.

Alizoti: Mirë, po, hajt se flasim.

Alizoti: Me dite jemi, me ditee di ti, e ke vulos ti!

Marko: Mirë o mirë pa merak, do flasim nga e hëna e tutje do vij në punë.

Alizoti: Mirë, mirë.

Marko: Mirë. Rrofsh.

Përgjimi i 5 Tetor ora 19:55 

Ku Alizoti flet Nendrejtorin Andon Marko dhe lë të kuptohet se ai po bën gati rrobat për në qeli. Ai u burgos një ditë më pas në 6 tetor sipas planit për të cilin ishte paguar. 

Marko:Hë ore.

Alizoti: Ça po bën?

Marko: Hiç ja me ngushëllime.

Alizoti: E di. Në Tiranë jam unë. Në Tiranë.

Marko: E mirë, vajte në Tiranë.

Marko: E o mirë tashi.

Alizoti: Jo ore, ika në Tiranë do të marr rrobat se nesër të gjitha. Do rri këtej se kështu më thanë.

Marko: Ëëëë..

Alizoti: Sot pasdite e ke parasysh ti.

Alizoti:Ça po bën ti?

Marko: Hiç ore. Po ashtu… po nxora ndonjë rrugë unë pastaj të vij të takoj.

Alizoti:Po çke të më takosh ti mua. Do vij unë të takoj se ashtu janë muhabetet.

Marko:Pa merak ore. Ça ke? Mos e vrit mendjen.

Alizoti:Dhe unë nuk e vë në dyshim fare.

Marko: Po mirë ore se mbase do të takoheshim të hënën.

Alizoti: Jo, ore jo, po hajt. Do marr rrobat unë dhe do të rrijë këtu tek një shoku im unë. Po ashtu më bëj zile ti mua.

Marko:Patjetër. Të marr unë në telefon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu