Sulmi i Rusisë mbi Ukrainë/ Reagon politika, Shefi i Opozitës Lulzim Basha: OKB, NATO dhe BE të bashkohen kundër këtij akti lufte

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Bashës thotë kjo është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar.

Ai shprehet se qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus.

Kreu i PD bën thirrje qe OKB, NATO dhe BE te bashkohen kundër ketij akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë.

“Në @pdshqiperi dënojmë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus. Ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE kundër ndaj akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë”, shkruan Basha.

Edhe Presidenti Ilir Meta ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke e konsideruar të pajustifikueshëm dhe veprime kundër sovranitetit të Ukrainës. Ai i bën thirrje Rusisë që të tërhiqet nga veprimet ushtarake.

“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm. I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!”, shkruan Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu