Sulmet ruse dhe thirrja e pa pritur e Zelenskyy-t

0

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i kërkoi ambasadorit të vendit në Kombet e Bashkuara, Sergiy Kyslytsa, të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmit vdekjeprurës rus në Ukrainë më 23 nëntor.

“Kam udhëzuar ambasadorin tonë në OKB që të kërkojë një takim urgjent të KS të OKB-së pas sulmeve të sotme ruse. Vrasja e civilëve, rrënimi i infrastrukturës civile janë akte terrori. Ukraina vazhdon të kërkojë një përgjigje të vendosur të bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtyre krimeve”, shkroi Zelensky në Twitter.

Zyrtarët ukrainas paralajmëruan për dëme “kolosale” në infrastrukturën energjetike të vendit, e cila po bëhet gjithnjë e më shqetësuese me afrimin e dimrit. Si rrjedhojë, Zelensky ka paralajmëruar ngritjen e 400 pikave të pathyeshme për të përballuar situatën dramatike nga energjia elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu