Stuhi në Ballkan, shtrëngratat ‘pushtojnë’ vendin, ja kur do të rikthehet dielli

0

Ashtu siç edhe ishte parashikuar nga Estofex, sistemi evropian i paralajmërimit të motit të keq, një stuhi ka përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit.

Stuhia, që ka përfshirë dhe vendin tonë, ka sjellë reshje shiu dhe erëra të forta, që do të vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera.

Gjithçka do të nisë me vranësira, që në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër.

Edhe pse me shi, pritet që moti sot të altërnojë edhe me diellin, edhe pse nuk do të mungojnë as shtrëngatat. Hera-herës dhe lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Po ashtu, parashikohet një rënie e ndjeshme e temperaturave.

E hëna gjithashtu parashikohet me reshje shiu e shtrëngata. Lokalisht reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, breshërit me shkarkesa elektrike.

E kundërta do të ndodhë ditën e martë kur moti në të gjithë vendin parashikohet i kthjellët.

Në ditët e ardhshme do të jenë të pranishme kryesisht vranësirat e larta shtresore të cilat do të sjellin praninë e zagushisë, ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje duke i bërë keto ditë të fundit të pranverës si ditë vere të verteta.

Ndërsa era parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare duke sjellë një valëzim të forcës 3 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu