Për t’i shp.ëtuar burgut, Llalla është parë fillimisht në Romë, por ai nuk mund të qëndrojë në një vend me të cilin Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi, pasi rrezikon të kthehet me pranga në duar në Rinas brenda disa javëve.
Destinacioni i Llallës është pikërisht Hungaria, e cila nën drejtimin despotit Viktor Orban është kthyer në strehën e pushtetatëve dhe ish pushtetarëve të korruptuar të Ballkanit. I kthyer në delen e zezë të Perëndimit, Orban strehon çdo pushtetar që dënohet për korrupsion në Ballkan, për ta shpëtuar nga burgu. Në vitin 2018, Orban strehoi ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski, i dënuar me 2 vite burg për korrupsion.



