Stop! Stop! Juri Kim e SHBA “shpërtheu” sot, gjyqtarë e prokurorë janë ankuar se gjenden nën presion. Por nga KUSH???

0

Juri Kim e ashpër sot publikisht me realitetin shqiptar të drejtësisë. Stop. Stop, tha ajo përpara trupës së gjyqtarëve dhe krerëve të drejtësisë në Shqipëri, por në mungesë të kryeministrit Edi Rama që u largua nga salla sapo mbaroi fjalën e tij.

Po çfarë ka ndodhur?

Gjithçka ka ndodhur pas ankesave të herëpashershme e konfidenciale të gjyqtarëve e prokurorëve për “presion” mbi ta. Në rezidencën e ambasadores, ata mund të kenë thënë edhe emra konkretë. Por në daljen publike të sotme, Juri Kim dha vetëm mesazhin pa përmendur emra.

Ndaj, Juri Kim, për dy ditë me radhë, dje e pardje, ka shkuar pranë institucioneve të drejtësisë, ditën e djeshme tek Gjykata kundër korrupsionit, për tu dhënë mbështetje të hapur e publike nga ana e Departamentit të Shtetit.

Lirimi nga burgu për në arrest shtëpie i Alqi Bllakos, arrestuar për çështjen e inceneratorëve, duket se ka qenë pika e kthesës. Sugjerimi ka qenë që vendimi i gjykatës të apelohet dhe kështu ka ndodhur. Për tu mos u përsëritur precedenti me raste dhe emra të tjerë që janë pas burgjeve, ajo doli sot me këtë deklaratë.

Por a ishin shigjetat e saj drejtuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama? Kjo do të shihet në vazhdim. Ajo që u vu re sot, është se Rama e Juri Kim nuk patën ndonjë përshëndetje. Madje, kryeministri iku me urgjencë përpara se të dëgjonte fjalimin e ambasadores amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu