SPAK-u sekuestron pronën e bashkëshortit të Olta Xhaçkës në Dhërmi

0
DEPUTETE DHE MINISTRA DUKE HYRE NE PARLAMENT - Ministrja per Evropen dhe Punet e Jashtme, Olta Xhacka duke hyre ne nje seance parlamentare. Gjate kesaj seance, deputete Belind Kellici dhe Luciano Boci kane hequr dore nga mandati per kandiduar per bashkite e Tiranes dhe Elbasanit, respektivisht, ne zgjedhjet e 14 majit. /r/n/r/nDEPUTIES AND MINISTERS ENTERING THE PARLIAMENT - The Minister for Europe and Foreign Affairs, Olta Xhacka, entering a parliamentary session. During this session, deputies Belind Kellici and Luciano Boci gave up their mandate to run for the municipalities of Tirana and Elbasan, respectively, in the May 14 elections.

Prokuroria e Posaçme konfirmoi të martën se kishte regjistruar një procedim penal për “falsifikim të dokumentave” dhe kishte sekuestruar si masë preventive 5512 metra katrorë në bregdet në pronësi të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe investitor strategjik i qeverisë shqiptare.

Prona ndodhet në fshatin Dhërmi të Himarës dhe dyshohet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara.

Procedimi penal u regjistrua mbi bazën e një kallëzimi të dorëzuar në SPAK nga Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur nën arrest i Bashkisë së Himarës. Sipas kallëzimit, toka mbi të cilën është planifikuar të ngrihet hoteli i Gaçit në Dhërmi është përfituar përmes falsifikimit të një AMTP-je.

Beleri akuzon kryebashkiakun në detyrë, Jorgo Goro për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, biznesmenin Artan Gaçi për falsifikim dokumentash si dhe pastrim të produkteve të veprës penale si dhe Olta Xhaçkën për shpërdorim detyre.

Përmes një reagimi në Facebook, Xhaçka tha se sekuestroja preventive ishte vënë prej disa javësh, ndërsa shtoi se SPAK të bëjë punën e vet “i papenguar”.

“Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e një pjesë të kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë,” shkroi Xhaçka.*

Kompania e Gaçit ka marrë statusin ‘investitor strategjik’ në mars të vitit 2021 për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”. Një vendim i dytë i Këshillit të Ministrave i dha një kompanie të lidhur me familjen e Xhaçkës të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit dhe plazhit për një periudhë 30-vjeçare.

Prej një viti e gjysmë, Partia Demokratike po bën betejë për heqjen e mandatit të deputetit për Xhaçkën në Parlament dhe në Gjykatën Kushtetuese. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje mbahet i bllokuar nga mazhoranca socialiste prej janarit të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu