SPAK-u e riktheu në burg, Alqi Bllako në një qeli me ish mininstrin Koka në Durrës

0

Gjykata e Posaçme administron akt-ekspertizën për Kokën, Bllako përfundon në Durrës në një qeli me ish-ministrin.

Ekspertët paraqitën situatën shëndetësore të ish-ministrit të Mjedisit Lefter, i cili kërkon në Shkallën e Parë të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zbutjen e masës së sigurisë.

Togat e zeza administruan aktin e ekspertizës të gjendjes shëndetësore të Kokës, që sipas eskpertëve, paraqitet delikate.

Seanca e radhës u caktua të mbahet të premten e ardhshme ku do të vendoset edhe në lidhje me kërkesën. Koka kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg që mdodhet momentalisht në një masë më të butë.

Kërkesa është për njërën nga masat e caktuara nga Gjykata, atë të Fierit, ndërsa për Elbasanin atij iu rrëzua rreth 2 javë më parë. Alqi Bllako, ish vartës i Kokës në Ministrinë e Mjedisit, pas ndryshimit të vendimit në Apel, duke e rikthyer në burg, është dërguar në Durrës. Burime bëjnë me dije se ndodhet në të njëjtën qeli me Kokën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu