SPAK të marrë nën hetim Kryeministrin për detin!

0
Shkruan Zef Ndreka
Përderisa nuk rrefehet në parlament, aty ku ka detyrën të raportoje dhe të informoje kryeministri, atëherë t’a thërras SPAK-ku!
Më mirë tani, urgjent, se sa të akuzohet nesër për trathti të lartë ndaj Atdheut!
Ndaj, çdo ditë që kalon, të përforcohet bindja se Bajram Bega është zgjedhur president nga Rama, për t’u përdorur dy ose tre herë! Pra, president dy ose tre përdorimësh!
Pastaj mund t’i kërkojë falje popullit për përzgjedhjen zhgënjyese, dhe të deklarojë se përgjegjësia është individuale, siç ka ndodhur dhe do të ndodhë me bashkëpunëtorët e tij.
Nuk dua të bëhem aspak parashikues, për më tepër parashikues fatal, e t’a shikojmë presidentin e ri, të urtë, pa gojë, kukull, të firmosë dy-tre akte që nuk mund të kalonin dot me firmën e Kryeministrit Rama, sepse ndryshe, nuk do priste kaq vite!
Dhe këto dy tre përdorime të presidentit, do të lidhën kryesisht me pazaret e Ramës, që për shqiptarët janë ende të pa deklaruara.
Pazari i parë dhe më i rëndësishmi është ai i kufijve detarë me Greqinë.
Deri me sot, për çështjen e kufijve detarë, Rama ka punuar fshehtas si nëndetëse dhe pabesisht në dëm te interesave të Shqipërisë.
Marrëveshjet që ka bërë me Greqinë asnjëherë nuk janë bërë publike.
Edi Rama, ka punuar me dy komisione paralele, me dy grupe negociatorësh, njëri krejtësisht i fshehtë privat, i padeklaruar dhe i jashtëligjshëm.
Fakti që Edi Rama nuk e ka dërguar në Kuvëndin e Shqipërisë marrëveshjen e arritur me Greqinë , tregon se është një interes i madh i fshehur për të cilën SPAK, duhet t’a hetojë urgjentisht!
Shto pastaj që zgjidhjen e kufijve detarë me Greqinë, Rama e dërgoi në Gjykatën Ndërkombëtare, pikërisht për shkak të interesave të fshehura!
Pazaret e fshehura dhe të pa deklaruara me grekët, përbëjnë trathti të lartë ndaj Atdheut.
Pazari tjetër ka të bëjë me pronat bregdetare ku po pritet prej vitësh
të tjetërsohen disa qindra e qindra hektarë tokë e shtetit, konkretisht në përdorim të ushtrisë dhe që presin firmën e presidentit të ri.
Po presin të pastrohen paratë e drogës dhe të korrupsionit.
Të ndërtohen dhjetra fshatra turistikë në pronat që do lirohen në bregdet me firmën e presidentit.
Pastaj, presidenti nuk duhet më. Ja, për këto do përdoret Bujar Bega.
Dhe unë për një gjë jam në dilemë për këto puthadorë:
A mund t’a kafshojë dorën që puthin?!
Sigurish, jo!
Sepse asnjë vlerë nuk ka paraqitja e të qënurit ushtarak të presidentit Bega . Përkundrazi !
Ai profesion nuk është premisë pozitive. Ushtarakët janë edukuar dhe mësuar të mos kundërshtojnë, por të zbatojnë urdhërat!
Tani, kush është urdhëruesi dhe përfundimi, dihet:
– Rama do të marrë firmën e Bajram Bega-s!
– Deti do të shitet qetësisht!
– Mafia e tokave të bregdetit do të mund Presidentin !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu