SPAK me forca operacionale në terren! 28 oficerët e parë të BKH nisin në gusht trajnimet në zyrat e FBI në SHBA! Edhe Kraja drejt Uashingtonit

0
SPAK, së shpejti me forcë operacione në terren! 28 oficerët e parë të BKH nisin në gusht trajnimet në zyrat e FBI në SHBA! Edhe Kraja drejt Uashingtonit

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë në fazën e rekrutimit edhe të forcës operacionale, e cila do të ndjekë operacionet në terren, e pavarur nga policia e shtetit.

Report Tv mëson se gjithashtu 28 oficerët e Byrosë Kombëtarë të Hetimi, grupi i parë, më 6 gusht nisin trajnimin disa javor nga Byroja. Hetuesit do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zyrat qendrore të FBI në Virxhinja.

Trajnimi nga Byroja Federale e Investigimit është pjesë e formimit të oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më herët ata kanë përfunduar trajnimin nga antimafia italiane.

Ndërkohë BKH është në fazën e fundit të kompletimit me 60 hetues pasi grupi prej 32 është certifikuar dhe ka nisur emërimi me grupe. Grupi i dytë i Byrosë Kombëtare të hetimit do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të gushtit deri në shtator.  Ndërkohë prej një jave duke nisur nga 1 gusht drejt Uashingtonit do të udhëtojë edhe drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, për takime me zyrtarët e departamentit të shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu