SPAK, ku mu… je? 100 000 euro për skenën e Kuvendit të Berishës, mbërrijnë materialet në “Air Albania”

0

Vetëm skena e Kuvendit të PD-së që do të mbahet ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania”, pritet t’i kushtojë Sali Berishës rreth 100 mijë euro.

Një dokument i publikuar në mediat sociale tregon materialet e shumta që kanë mbërritur në stadiumin më të madh në vend, për ndërtimin e skenës gjigante, që flitet se do të kushtojë rreth 100 mijë euro.

Sipas faturës, porosia është bërë në Itali dhe ka mbërritur në vendin tonë dy ditë më parë. Fatura ka si adresë shtëpinë e ish-kryeministrit Sali Berisha në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Ishte kreu i grupit të PS, Taulant Balla ai që kërkoi ditën e djeshme hetim dhe transparencë për shpenzimet e Berishës për organizimin jo vetëm të Kuvendit ditën e nesërme, por edhe të gjitha takimeve të “foltores” përfshi edhe atë në SHBA.

Ndërsa FSHF është detyruar të shtyjë ndeshjen mes Partizanit dhe Dinamos për ditën e hënë, deri sa të zbrazet stadiumi.

rthyurtj45rj5j
deretrhe45h45h4hf

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu