Sonte në “Ironia e Fatit”/ “Veli i ngren një tjetër kurth Kadirit”

0
Meltem takohet me Veliun për t’i thënë se heq dorë nga bashkëpunimi me të. Veli

nuk e lejon dhe e detyron atë t’i dorëzojë paratë që Galip ia ka dhënë Kadirit.
Meltem kërcënon Veliun se do ta fundosë dhe atë nëse policia zbulon se është e
inltruara.

Meltem telefonon dikë. Në të njëjtën kohë dhe Kadir merr një telefonatë ku i
ofrohet adresa e të ëmës dhe Veliu nëse i ulet dënimi me burg. Kadir merr adresën
e të ëmës.
Kadir shkon sëbashku me Zejnepin në adresën e caktuar ku takohet me një grua e
cila e mirëpret. Në fund ajo e thërret në emër dhe Kadir e kupton se ajo është
thjeshtë një e punësuar nga Veli ,i cili po mundohet t’i ngrejë një tjetër kurth. Veli e
ka bërë këtë gjë për të vjedhur paratë e Galipit të cilat janë nisur për në bankë.
Veli sulmon policinë. Kadir mbërrin në mes të përplasjes me armë dhe policia ia del
të shpëtojë paratë. Veli shikon gjithçka nga larg dhe shokohet kur shikon edhe
Kadirin në përplasjen me armë.

Veli telefonon Zejnepin dhe i ofron asaj adresën e nënës së Kadirit nëse e lejon
Ajlinën të takohet me të. Zejnep detyrohet të pranojë.
Në shtëpinë e Kadirit Xhemre qëndron pranë nënës së Keremit dhe Meralit. Kerem
merr mamanë në shtëpinë e tij dhe është i lumtur kur kupton se edhe ajo pëlqen
Xhemrenë.
Zejnep i rrëfen Kadirit se mendon që ka qenë një femër që e ka mbajtur atë dhe
Ajlinën peng.
Veli i kërkon Demirit të mos i jap Meralit shumën e parave që ajo kërkon në këmbim
të heshtjes. Ai i thotë se kanë ndërmend t’a vrasin. Jakup dhe Xhemil tashmë do të
duhet të bashkëpunojnë me Demirin./ @gazetapaloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu