Sonte në “Ironia e Fatit”/ “Nëna e Kadirit mendon se ai ka vdekur”

0
Veli arratiset nga spitali dhe në këtë mënyrë shpëton nga burgu. Atje ai takohet me nënën e vërtetë të Kadirit me të cilën është shumë i afërt. Nëna e Kadirit, Asije, pyet për Kadirin dhe Veli i rrëfen se ai është i dashuruar, por pa i dhënë emrin e Zejnepit. Asije e trajton Veliun si djalin e saj të adoptuar. Duket sikur Veli i ka thënë se Kadir ka vdekur dhe ajo mendon se ai është thjeshtë një mik i të birit.

Asije nuk e ka qejf Selimin. Veli i mban qëndrimit pasi mendon që ai i ka ngritur
kurth në bashkëpunim me Kadirin. Selim e mbron duke i hedhur fajin Xhemresë.
Veli lëndohet kur mëson se Zejnep ka bashkëpunuar me Kadirin kundër tij.
Kadir paralajmëron Xhemrenë, Keremin dhe Zejnepin se Veli është vënë pas tyre.
Demir i kërkon ndihmë Veliut për videon e tij me Belmën. Veli përdor videon për të
bindur Demirin të punojë me të.

Kadir është i bindur se Demir do të bashkëpunojë me Veliun. Ai i kërkon Xhemresë
të debatojë me Demirin, ndërsa cakton Keremin të mbrojë Xhemrenë. Kadir i
kërkon Zejnepit të takohet me Selimin për të mësuar se çfarë do ai. Ndërsa ai vetë
kërkon informacione në polici.
Jakup dhe Meral kërkojnë një shumë të madhe parapagese për vrasjen e Xhemresë.
She i policisë ballafaqohet me Selimin lidhur me arratisjen e Veliut nga spitali. Ai
mban anën e Kadirit para tij.
Mamaja e Keremit përkujdeset për Ajlinën. Ajlin e kupton se Kerem pëlqen
Xhemrenë dhe e vë atë në siklet.

Veli telefonon Kadirin dhe i thotë se ka bërë mirë që nuk e ka gjetur nënën e tij pasi
ajo e ka braktisur duke mos e dashur. Kadir nuk e beson dhe është i vendosur të
gjejë të ëmën. gazetapaloma.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu