Sonte në “Bija Ime”/ “Demir rrezikon jetën për të shpëtuar Ëjkyn”

0
Demir gjen Ëjkyn duke fjetur jashtë shtëpisë së Xhandanit. Ëjky largohet prej tij pasi
mendon që ai do t’a dorëzojë në jetimore. Xhemil kërcënon Demirin me Ëjkyn.
Ëjky pëson aksident me makinë duke u munduar të largohet prej të atit. Demir
shpëton Ëjkyn duke e mbrojtur atë me trupin e tij.

Demir shkon në gjendje të rëndë në spital. Ai zgjohet nga lotët e Ëjkys. Demir është
më i shqetësuar për gjendjen e Ëjkys se sa të veten. Xhandan viziton Demirin dhe
Ëjkyn në spital, por nuk i tregon atij se ka zbuluar skemën e mashtrimit. Ajo kalon
natën në spital duke u kujdesur për Ëjkyn.

Mjekët nuk vënë re se Ëjky ka një sëmundje të rëndë. Xhandan është e vendosur të
marrë në shtëpi Demirin dhe Ëjkyn edhe pas dosjes së gjetur. Demir vendos të lërë
Ëjkyn në shtëpinë e Xhandanit dhe të arratiset vetë jashtë shtetit.
Ëjky shikon Demirin duke u arratisur nga spitali dhe e ndihmon të largohet pa e
parë njeri. Demir preket nga fjalët e saj dhe vendos të mos largohet.

Mjekët llojnë të dyshojnë se Ëjky ka një sëmundje tjetër. Ëjky largohet nga spitali
kur mëson se do t’i bëjnë biopsi. Demir dhe Xhandan vihen në kërkim të Ëjkys.
Drejtori kërcënon me vrasje Uurin nëse nuk i sjell pikturat antike. Demir gjen Ëjkyn
të fshehur në çadrën e tyre. Ëjky dhe Demir rikthehen në shtëpinë e Xhandanit.
Ëjky është shumë e zonja në shkollë. Xhandan i shpreh adhurimin Demirit për
marrëdhënien që ka me Ëjkyn. Ajo i tregon për dosjen që ka gjetur në shtëpi e
bindur se ai është i pafajshëm. @gazetapaloma
Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Bija ime”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu