Songylin e marrin peng për shkak të Gynejit, këtë javë në “Lule të vetmuara”

0

Kemal vazhdon të përndjekë Ejlylin dhe nuk e lë të qetë. Ejlyl është e frikësuar për jetën e saj dhe të motrës dhe vëllait. Mikeshat dhe Feride e Toprak i gjenden pranë në këto ditë të vështirë.

Gynej futet në telashe me fajdexhiun të cilit i mori para. Songyl kupton se zgjidhja e vetme është t’i kërkojë ndihmë Selenit.

Songyl merret peng dhe Gynej duhet të gjejë paratë për ta shpëtuar. Sadullah bën veprimin e papritur për të shpëtuar Songylin.

Kemal kërkon të bashkëpunojë me Nazanin dhe i ofron paratë e saj në këmbim të Metinit. Serkan kur mëson se mamaja e tij po bashkëpunon me Kemalin largohet nga shtëpia dhe shkon të jetojë tek Ejlyl. Kemal çmendet kur e mëson këtë dhe bën një plan të tmerrshëm. Çfarë do të ndodhë me Ejlylin? Po Songylin kush do të arrijë ta shpëtojë? Na mbetet ta mësojmë këtë javë me episodet e reja çdo mbasdite ora 16:10 në TV Klan./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu