“Songyl” në një rrëfim të rrallë nga thashethemet që janë thënë për të dhe deri te lindja e djalit

0

Roli i saj në serialin shumë të ndjekur ‘’Lule të vetmuara’’ pëlqehet shumë nga publiku.

Dhe e kemi fjalën për ‘Songyl’ e cila luhet nga aktorja 27 vjeçare Gokçe Akjëlldëz.

Gokçe ose siç njihet ndryshe ‘Songyl’ së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat turke.

Në këtë rrëfim të rrallë aktorja ka folur për jetën e saj private që nga njohja me burrin dhe deri tek  lindja e djalit të saj.

“Me bashkëshortin u njoha në xhirimet e telenovelës. Bashkëshorti im punon si teknik zëri. Kemi punuar bashkë për 3 sezone. Ishte dashuri me shikim të parë, e pëlqenim shumë njëri-tjetrin, por hapin drejt lidhjes e morëm në sezonin e dytë”.

‘U fejuam pas 2 muaj dhe u martuam 7 muaj më vonë. Më pas djali erdhi në jetë. Kishte nga ata që thonin ‘Ajo ngeli shtatzënë pasra se të martohej’. Por në fakt ne e morëm vesh lajmin e ëmbël pas muajit të mjaltit. Kur u kthem shkuam për vizitë tek doktori dhe ai ttha që do bëhemi me femijë’ ka treguar Songyl.

“U surprizuam! Mendonim që ishte herët për ne sepse sapo ishim martuar. Por na doli shumë mirë. Punova deri në muajin e fundit të shtatzënisë dhe më pas telenovela përfundoi. Pas përfundmit të telenovels i kam kushtaur kohë djalit dhe biznesit tim, një lokal ku shërbehte çokallatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu