“Shqipëria Bëhet” mbledh mbi 700 firma në Shkodër

0

Shkruan nga Shkodra Arben Lagreta

Lapaj: “Janë 2 vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilat e detyrojnë parlamentin që të plotësojë vakuUmin ligjor përsa i takon hapjes së listave dhe sigurimit të drejtës së votës së emigrantëve përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025..Shqipërinë do ta ndërtojmë ne e jo të huajt.”

SHKODER Aksioni për mbledhjen e firmave për hapjen e listave zgjedhore dhe për të garantuar të drejtën e emigrantëve për të votuar në proporcional me lista të hapura ka sjellë ditët e fundit në Shkodër lëvizjen “Shqipëria Bëhet” dhe liderin e saj Adriatik Lapaj. Në rrethin më të ngushtë të bashkëpunëtorëve dhe vullnetarëve të Lapaj në Shkodër ishin të pranishëm edhe aktivistja e barazisë gjinore Edlira Cepani dhe gazetari dhe opinionisti Arian Konomi. Në përfundim të 2 ditëve të qëndrimit tëb tyre për këtë qëllim, Shkodra rezulton që të jetë një ndër qytetet me ndjeshmëri më të madhe përsa i takon adresimit individual të votës si dhe të së drejtës së emigrantëve nga Veriu për te votuar teksa rezultojnë më shumë se 700 qytetarë shkodranë që kanë nënshkruar me kartë identiteti për referendumin i cili sipas Kushtetutës kërkon që të firmoset nga jo më pak se 20 mijë qytetarë.
Duke u ndalur në domosdoshmërinë e hapjes së listave zgjedhore dhe sigurimin e së drejtës për të votuar të emigrantëve, Avokat Adriatik Lapaj ndërmjet të tjerash u shpreh: “Janë 2 vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilat e detyrojnë parlamentin që të plotësojë vakumin ligjor përsa i takon hapjes së listave dhe sigurimit të drejtës së votës së emigrantëve përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Cdo palë zgjedhje që do të mbahen pa zbatuar këto 2 vendime të Gjykatës Kushtetuese të kthyera në ligj të detyrueshëm për tu zbatuar, do të konsiderohet antikushtetuese sepse nuk do të përmbushnin vendimet legjitime të Gjykatës Kushtetuese.”
Ndërkohë i pyetur për zvarritjen e qëllimshme që i bëhet këtij procesi nga mazhoranca, Lapaj theksoi: “Ata mundohen që ta mbajnë zvarrë sepse duan që ta bajnë në mënyrën jo të duhur me qëllim që të tërheqin nga vetja. Kjo që po bëjmë ne është se ne kemi shkruar gati ligjin dhe me 20 mijë firma qytetarësh në bazë të Nenit 81, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë po e cojmë për votim në Parlament me qëllim që deputetët e të dy krahevë të mos fshihen më pas gishtit sic kanë bërë deri tani por të dalin zbuluar duke votuar ose po ose jo.
Ndërsa në mbyllje i pyetur edhe për mosndërhyrjen e organizmave të huaja për ndryshimet antikushtetuese të kodit zgjedhor në vitin 2008 si dhe qëndrimin që duhet të mbajtur ndaj tyre, lideri i lëvizjes “Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj” nënvizoi: “Populli ynë ka qenë shumë i zgjuar në të shkuarën edhe se tani i ka harruar postulatet dhe shprehjet që na kanë lënë të parët tanë. Vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Me fjalë të tjera Shqipërinë e ndërtojmë ne ose e shkatërrojmë ne. Cdo organizatë e huaj e cila vjen këtu është e mirëpritur por detyrat e shtëpisë duhet që t’i bëjmë vetë ne. “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu