Kryedemokrati Lulzim Basha po kundërshtohet në mënyrë masive nga të gjitha degët e PD-së, për vendimin personal, për përjashtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar. Nga ora në orë, përkrahja masive për Berishën bëhet më e frikshme, edhe për fakin e non-gratës së tij.
Mësojmë nga burime të sigurta se kryesia e PD e Durrësit e mbledhur dje, ka reguar ashpër kundër Lulzim Bashës, duke e kundështuar dhe akuzuar se ka shkelur statutin me vendimin per Berishën.
Burimet thonë se ky reagim ka ardhur në mbledhjen që ka zhvilluar së fundmi, PD në Durrës, ku fillimisht ata i janë përveshtur kreut të PD –së, së Durrësit, Ferdinand Xhaferraj, për vendimin, mungesën e analizës për humbjen dhe përplasjet në PD.