Shoku i Lear Kurtit rrëfeu skenën në komisariat, policët thërrisnin: “Shpejt se po na ikën”

0

Ende mbetet e pazbardhur historia e vdekjes së Lear Kurtit, pas ndalimit të tij nga policia. Gazetarja Ledjona Xheladinaj në një lidhje në emisionin “Opinion” ka shpjeguar dëshminë e shokut të Learit dhënë në emisionin “Piranjat”.

I riu sipas dëshmisë jetonte në të njëjtën banesë me Kurtin dhe kishte shkuar në vendin ku viktima pak minuta para ndalimit nga policia i kishte lënë takim. Më pas, edhe shoku i Learit është shoqëruar në polici.

“Lear Kurti bashkë me shokun e tij të ngushtë jetonin prej 5 muajsh në të njëjtën banesë. Ai ka shkuar për ta marrë atje ku e kishte lënë, por sikurse ka dëshmuar e ka gjetur të rrethuar nga punonjësit e policisë dhe në gjendjen e pafuqishme që është publikuar edhe në video. Në atë moment i ka thënë: “O noku, njofto dikë se po më mbysin”. Dhe në të njëjtin moment, policia ka kërkuar edhe arrestimin e shokut të Learit.

Kur ka mbërritur në komisariat e ka parë të shtrirë në në korridor, por ky është çuar në një dhomë tjetër dhe ka dëgjuar punonjës të policisë duke thënë: Shpejt, shpejt se po na ikën”, u shpreh gazetarja në emisionin “Opinion”.

Ajo shtoi se sipas dëshmisë së shokut të tij, dy javë më parë Leari ka qenë i shtruar në spital dhe aty ka marr vesh që vuante nga epilepsia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu