Armand Shkullaku i konsideron të pasinqerta “përpjekjet” e deputetëve të grupit Alibeaj, për bashkim me pjesën tjetër të partisë, pasi ata po u shërbejnë interesave të Edi Ramës.
Si shembull për këtë, përveç bashkimit të votave me Edi Ramën për ligjin “anti-Meta”, Shkullaku përdori edhe rastin e deputetit Dashnor Sula, që endet nëpër gjykatat e Edi Ramës për të kërkuar vulën e Partisë Demokratike, që ti jepet sa më shpejtë grupit Alibeaj.
“Kam parë zotin Dash Sula, që i kërkon gjykatës së Edi Ramës të japë vendim të shpejtë. Dash Sula dhe këta të tjerët, kanë thënë është drejtësi e kapur nga Edi Rama.
Berisha ka thënë ka ndërhyrë edhe guvernatorja, pra Yuri Kim, për të rrëmbyer vulën e PD.
Zoti Dash Sula, që qenka për tërheqje të ankimimit, shkon në gjykatë dhe i kërkon jepjani vulën këtyre që nuk kanë shumicën, të mbyllim këtë problem.
Për çfarë vajtën në gjykatë këta?
Ai e di këtë gjë se është jurist. Ose pastaj është me dërrasë mangut…”, deklaroi Shkullaku.