Shkodra ka problem parkimet, edhe hapësirat publike i zënë të “fortët”

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Zhvillimet urbane përcaktojnë të ardhmen e një qyteti në planin ekonomik social dhe kulturorë. Kur zhvillimet urbane bëhen në anarki dhe për të plotësuar interesat dhe nevojat, orekset e vetëm një grupi qytetarësh, qyteti zhillohet në forma anarkike që ndikojnë tek zhvillimi ekonomik dhe shoqërorë.

Ky është një konstatim që e kam vëzhguar personalisht, por i bëj thirrje Bashkisë, qeverise qëndrore, medias që është blerë shpesh dhe shoqërisë civile në Shkodër , që të merret me këtë problematikë jetike, sic janë parkimet në qytetin e Shkodrës.

Sejcili kërkon ta ketë parkimin te dera e shtëpisë dhe dyqanit në dëm të Shkodrës dhe qytetarëve të saj! Propozoj parkime me një taksë të vogël, parkime me kate dhe nëntoksore. Por ky studim duhet të bëhet nga specialistët e fushave përkatëse.

Privati e ka zgjidhur këtë problem, duke hapur parkime me pagesë. Ne këtë kontekst duhet të studjojet, hyrja dhe dalja e Shkodrës dhe unaza e madhe dhe e vogël. Shkodra nuk duhet të kthehet në një parkim modern anarkik, por duhet ti lërë vendin kalimtarëve dhe korsive të bicikletave për shkodranët dhe vizitorët shqiptarë dhe të huaj. Ne Bashkinë e Shkodrës dhe në zyrat e prefekturës ka me dhjetra punonjës, që paguhen nga taksat e qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu