Shkarkimi i Gledis Nanos, reagon ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ambasada Amerikane dhe i del në mbrojtje ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sa i takon shkarkimit të Gledis Nanos.

“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i SHBA-së si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit,” – thuhej në njoftimin e ambasadës në Twitter.

Gledis Nano u shkarkua të mërkurën. Lajm u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh ministri Çuçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu