“Shehrezade” feston ditëlindjen, fansat i bëjnë surprizën e pabesueshme

0

Aktorja turke Berguzar Korel së fundmi festoi ditëlindjen. Ajo mbushi 38 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë nuk munguan urimet e shumta nga të afërmit, miqtë e fansat e saj të shumtë. Madje nga këta të fundit, Berguzar, e njohur si “Shehrezade”, mori një dhuratë të pabesueshme.

Përmes një postimi në Instagram, aktorja tregoi se fansat kanë hapur një librari me emrin e saj, dhuratë e cila e emocionoi pafund. Libraria është hapur në një shkollë fillore dhe mban emrin “Berguzar Korel”.

Aktorja i falenderoi fansat me një postim ku shprehej shumë e lumtur për këtë dhuratë. “Ndihem sikur kam lindur sërish çdo ditëlindje, falë jush. Jam plot shpresë. Jam falenderuese. Jam mirënjohëse. Faleminderit shumë, prezenca juaj më bën të ndihem më e fuqishme dhe e lumtur. Ju dua të gjithëve”-shkruan aktorja./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu