SHBA-ja ka prova të pranisë së forcave iraniane në Krime

0

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-ja ka prova se trupat iraniane janë “të angazhuara drejtpërdrejt në terren” në rajonin e Krimesë duke mbështetur sulmet ruse me dronë mbi infrastrukturën e Ukrainës dhe popullsinë civile.

Zëdhënësi i këshillit të sigurisë kombëtare, John Kirby u tha gazetarëve se Irani ka dërguar një “numër relativisht të vogël” personeli në Krime, në gadishullin e aneksuar në mënyrë të njëanshme nga Rusia në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në 2014-n, për të ndihmuar trupat ruse në lëshimin e dronëve të prodhuar nga Irani kundër Ukrainës.

“Informacioni që kemi është se iranianët kanë vendosur staf dhe ofrojnë mbështetje teknologjike në Krime, por janë rusët ata që po bëjnë pilotimin e dronëve”, tha Kirby.

Shtetet e Bashkuara zbuluan për herë të parë këtë verë se Rusia po blinte mjete ajrore iraniane (pa pilot) për të sulmuar Ukrainën. Irani i ka mohuar pretendimet që i ka shitur municionet e saj Rusisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu