SHBA, dinamike në arrestimin e hajdutëve/ Yuri Kim, shumë takime asnjë deklaratë/ Ç’po ndodh në politikën e Tiranës

0

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një seri takimesh ditën e sotme, por ka shmangur komentet për mediat.

Takimet duket se kanë pasur në qendër të vëmendjes reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi.

Takimet nisën me anëtarët e Këshillit Politik, i cili do të mblidhet pasditen e sotme për të vijuar më tej diskutimet për çështjet që ende nuk ka dakordësi.

Kryediplomatja amerikane ka zhvilluar takime me Damian Gjiknurin nga PS, Oerd Bylykbashin nga PD dhe Rudina Hajdarin nga opozita parlamentare, ndërsa takimi me Petrit Vasilin do të zhvillohej më pas.

Palët kanë vendosur që 31 maji të jetë afati për të pasur një draft të plote mbi Reformën Zgjedhore.

Gjatë ditës Yuri Kim është takuar edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

“Suksesi i reformave është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimit të vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese”,-thuhet në një njoftim të Kuvendit.

Nga ana tjetër, Kim pati një takim edhe me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Duket se takimi me këtë të fundit ka pasur në vëmendje reformën në drejtësi, pas deklaratave të disa deputetëve socialistë, që janë shprehur për një ndërhyrje të mundshme në ligjet e reformës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu