Sfida e pritshmërive tradicionale!

0

Shkruan Zef Ndreka

Mungesa e ekuilibrit në qeverisje dhe në kuvend, shihet si mungesë kujdesi, jo si neutralitet.
Nga vëzhgimi i krijimit të qeverisë se re Rama 4, hapur preket një çështje e ndjeshme në politikën shqiptare, sepse janë prishur realisht balancat rajonale dhe fetare.
Më poshtë po analizoj disa këndvështrime që mund ta komentojmë këtë fakt tashmë, pa u futur në gjuhë ndarëse.
E dijmë se Kushtetuta dhe praktika për qeverisjen në Shqipëri nuk ka detyrim ligjor për kuota rajonale apo fetare.
Përbërja formale e qeverisë, bazohet mbi përzgjedhjen e kryeministrit dhe miratimin nga Kuvendi.
Megjithatë, politikisht, çdo kabinet qeveritar, zakonisht përpiqet të pasqyrojë një lloj ekuilibri gjeografik për arsye simbolike dhe elektorale.
Por përbërja aktuale e qevesisë që nuk ka anjë ministrër nga Tirana e lart drejt veriut dhe asnjë katolikë, më shumë tregon për mënyrën sesi Rama i sheh prioritetet,duke patur primare besnikëritë politike, profilet profesionale, imazhet publike, dhe aspak origjinën.
Në disa dalje, Edi Rama shpesh ka theksuar se përfaqësimi është mbi të gjitha meritë dhe besim politik. Dhe kjo filozofi e tij në praktikë, prodhon qeveri me pamje të njëanshme.
Për të gjitha këto, do ketë pasoja politike, si planin elektoral, ashtu dhe në planin shoqëror.
Një qeveri pa figura nga veriu mund të krijojë ndjesi mospërfaqësimi, sidomos në zona ku PS kërkon të ruajë ende terren.
Ndërsa në planin shoqëror, mungesa e përfaqësuesve katolikë,në rastin më lehtësues, mund të perceptohet si neglizhencë, edhe nëse nuk është e qëllimshme, sepse identiteti fetar e dijmë se ka vlerë kulturore e historike.
Mesazhi në i mundshëm i Ramës për përbërjen e kabinetit të tij, mund të ketë synimin të tregojë se politika duhet të dalë mbi rajone e fe, duke i sfiduar pritshmëritë tradicionale.
Por kjo është shpatë me dy tehe.
Në një vend ku ndjeshmëritë rajonale dhe fetare janë ende pjesë e identitetit, mungesa e ekuilibrit shihet si mungesë kujdesi, jo si neutralitet.
Pra, më shumë se përjashtim me qëllim, kjo duket si zgjedhje që reflekton stilin personal të kryeministrit për të privilegjuar rrethin e besuar dhe imazhin e rinovimit, duke rrezikuar megjithatë të japë sinjal se veriu dhe komuniteti katolik janë anashkaluar.
Punë për të…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu