Një numër i madh protestuesish janë mbledhur në sheshin Car Lazar në Mitrovicën e Veriut, pas ngjarjeve të fundit dhe vendimit të listës serbe për të braktisur institucionet. Largimi i ministrit u shoqërua me largimin e efektivëve të policisë e më pas edhe të zyrtarëve komunalë.
Ndërkohë protestës i janë përgjigjur shqiptarët në veri, që kanë dale me flamuj kuqezi në duar. Situata e krijuar solli reagimin e ndërkombëtarëve, mes të cilëve edhe kreu i dipolomacisë europiane Borrell. Ai tha se këto zhvillime mund të vendosin në rrezik vite punë në kuadër të dialogut.
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, i cili konfirmoi se KFOR-i po qëndron në gjendje gatishmërie në rast të tensionimit të situatës