Serbët në Mitrovicën e Veriut protestojnë kundër arrestimit të sulmuesit të KFOR

0

Qytetarë serbë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës duke kundërshtuar kështu arrestimin e djeshëm të njeriut kryesor të të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”, Milun Milenkoviç – Lune.

Disa prej protestuesve kanë provokuar Policinë e Kosovës duke e quajtur “fashiste”.

Protestuesit serbë mbanin në duar flamuj të Serbisë, me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe të tjera të ngjashme.

Ata kanë marshuar nga përmendorja e “Car Lazarit” deri tek cepi verior i Urës së Ibrit, dhe janë kthyer mbrapsht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu