Sekuestrohen vilat luksoze të ish-kryetarit të Shtërpcës

0

Dy vila luksoze të ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, janë sekustruar sot nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Siç ka mësuar mediumi vilat janë në emër të personit, Sasha Spasiq dhe dyshohet se janë përfituar me kryerje të veprës penale.

Prokuroria ka sekuestruar edhe hotelet e Veton Surroit dhe Sabit Gecit.

Investitorët e kompanisë “Stella Consulting”, në të cilën publicisti Veton Surroi mban në pronësi 30 për qind të aksioneve, dyshohet se i ka dhënë ryshfet prej rreth 400 mijë eurove ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç, në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë.

Sot u raportua gjithashtu se është sekuestruar edhe vila e Ruzhdi Aliut dhe objekti i Riad Hasanit.

Rijad Hasani është pronar i kompanisë “RIMIDA” që njihet si barnatore bujqësore me seli në Prishtinë.

Në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve, Hasani ka edhe dy firma me të njëjin emër.

“Rimida Online SH.P.K”, që del të jetë nën pronësinë e gruas së tij, Nora Islami Hasani dhe si aktivitete primare ka tregtinë me pakicë me porosi nga shtëpia nëpërmjet postës ose internetit. Dhe në N.T.

Emir i tij sipas të dhënave në ARBK, figuron si pronar edhe në biznesin “Arena Sport SH.P.K.” me seli në Prishtinë, që ka një shtrire të gjerë në tërë komuna e Kosovës. Vetëm në komunën e Podujevës ka gjithsej shtatë pika të këtij biznesi dhe në Prishtinë gjithsej nëntë pika.

Ky biznesi si aktivitet primar ka lojërat e fatit dhe basteve, si dhe kultivimin e perimeve dhe rritjen e gjedheve për qumësht.

Edhe kompania “Arena Construction SH.P.K”, me seli në Prishtinë mbanë pronësinë e biznesmenit Hasani.

Ky biznes ka për aktivitet primar Ndërtimin e objekteve banesore dhe jo banesorë, rrugëve dhe autostradave. “Motel Paris SH.P.K.” me seli në Fushë Kosovë është biznesi tjetër që Rijad Hasani e ka në bashkë ortakëri me Blerim Imeri biznesmen nga Shkupi, që vepron në Kosovë

Poashtu janë sekuestruar edhe vila dhe objekti i Blerim Imerit pronar i “Rezonancës.

Në këtë aksion të prokurorisë janë sekuestruar edhe dy vila të biznesmenit Fatmir Grainca pronarë i kompanisë “Hit Imperial”.

Biznesmeni ferizajas ka një aktakuzë të hapur pikërisht për degradim të ambientit në Parkun Kombëtar “Sharri”.

“Fatmir Grainca akuzohet nga prokuroria se gjatë vitit 2018, në zonë turistike të Parkut Kombëtar “Sharri” në Brezovicë, Komuna e Shtërpcës, ka degraduar mjedisin duke rrezikuar pasuritë e mbrojtura natyrore, në atë mënyrë që si pronar i parcelës kadastrale numër 5602/1ZK Shtërpcë, përmes ndërmarrjes ndërtimore “Dushi” ka filluar ndërtimin e objektit banesor B+P+NK, në zonën e tretë të parkut, në afërsi të lumit, kurse skaji tjetër në afërsi prej 1 metër, i cili objekt është në kundërshtim me Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”, Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjin për Ujërat e Kosovës”, shkruan në aktakuzë.

Akti akuzës ndaj tij dhe disa personave të tjerë ishte ngritur nga prokurori ferizajas, Rasim Maloku, më 16 nëntor, të vitit 2020.

Grainca është i përfshirë në rastin për korrupsion, ndotje, degradim e shkatërrim të mjedisit në vargmalet e Sharrit, konkretisht në Brezovicë.

Në aksionin e sotëm janë sekuestruar gjithsej 30 vila dhe tri objekte.

Ish-Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq është sërish i përfshirë në dosjen e prokurorisë pas arrestimeve të fundit që u kryen për rastin e njohur si “Brezovica”.

Dosja përshkruan para të shumta që pronarët e hoteleve në Brezovicë dyshohet se i kanë dhënë ryshfet për kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, përmes persona të tjerë.

Këto para u prokuroria pretendon se u dhanë që të lejohej ndërtimi i objekteve e hoteleve në zonën e Brezovicës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu