Policia spanjolle, së bashku me autoritetet doganore, kanë arritur t’i japin një goditje të rëndë trafikut ndërkombëtar të drogës, raporton media iberike.
”Agjentët zbuluan një sasi të madhe prej 7,2 tonë kokainë në një depozitë me peshk të ngrirë nga Amerika e Jugut”, raportuan radiostacioni ”Cadena Ser”.
Katër persona u arrestuan.
”Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur për një kohë të gjatë në rajonin e Galicisë në veriperëndim të Spanjës. Fillimisht ishte e paqartë nga cili vend i Amerikës së Jugut vinte kontejneri”, raportuan mediet.
Vlera e ngarkesës korrespondon me afërsisht 500 milionë euro (539.5 milionë dollarë) me çmime ndërmjet 60 dhe 80 euro për gram.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, prodhimi vjetor i vlerësuar global i pluhurit të bardhë në vitin 2021 do të ishte rreth 2 300 tonë.
Në të njëjtin vit, në Evropë u kapën gjithsej 303 tonë kokainë.