Sekretet e fshehura dalin në shesh, ja ç’do ndodhë këtë javë në “Lule të vetmuara”

0

Kemal vendos të marrë një vendim që i habit të gjithë. Ai ndahet nga Mesude dhe kjo e fundit fajëson Ejlylin. Ejlyl gëzohet për ndarjen e tyre por Kemal i ngre një kurth. Ai vendos të hakmerret ndaj vajzave dhe shënjestra e tij është Ejlyli.

Zejno ka në plan të heqë qafe nënën e saj. Xhemre dyshon se babai i Gokhanit po fsheh diçka. Meral mëson të vërtetën për nënën e saj. Seher më në fund arrin të fitojë dashurinë e Meralit. Kemal kërcënon Ejlylin me vrasjen e Serkanit.

Gokhan mëson se Xhemres i kanë vjedhur trashëgiminë. Nazan kërkon të bëjë gjithçka vetëm që të mos zbulohet se pasuria e Xhemres ndodhet në duart e saj. Feride përfundon në burg. Për çfarë arsye? Na mbetet ta mësojmë gjatë kësaj jave me episodet e reja në TV Klan çdo pasdite ora 16:10./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu