Çagatay Ulusoy, i njohur nga të gjithë kryesisht si ‘Sarpi’, është kthyer në një ndër aktorët më të pëlqyer nga publiku. Së fundmi ai u vu në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të një ndryshimi drastik të bërë në pamje.
Para disa ditësh u publikua një foto gjatë xhirimeve të filmit të tij të ri dhe dukej qartë që Sarpi ka shtuar disa kile të mira.
Mediat turke shkruajtën se ndryshimi i tij i ka shokuar fansat të cilën mezi e kanë njohur. Gjithësesi u bë e ditur se shkak për ‘transformimin’ është përshtatja me rolin në filmin e tij më të ri.
Ky film ka të bëjë me një mundës shumë të njohur në Turqi. Ai quhej Koca Yusuf dhe ka jetuar gjatë periudhës 1857-1898. Sarp nuk e ka konsideruar shumë të vështirë përshtatjen madje nuk e ka aspak problem shtimin në peshë.