‘Sarp’ ndahet nga e dashura e tij për një ‘like’ në ‘Instagram’

0

Aktori i njohur turk, Cagatay Ulusoy ose i njohur ndryshe si ‘Sarp’ me rolin e tij protagonist në filmin ‘I Inflirtuari’, ka qenë në një lidhje me kolegen e tij, aktoren Duygu Sarisin, marrëdhënie kjo që ka zgjatur 3 vite. Së fundmi sipas mediave turke, është bërë e ditur se dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre për shkak të një ‘pëlqimi’ në ‘Instagram’.

Ulusoy mësohet të ketë pëlqyer foton e aktores Serenay Sarikaya dhe ky veprim ka shkaktuar shumë xhelozi tek e dashura e tij, sa që është larguar nga shtëpia e Cagatay për të jetuar te motra e saj.

Nuk dihet nëse kjo është një zënkë kalimtare midis çiftit, apo një ndarje përfundimtare. Kujtojmë se dyshja është njohur në xhirimet e filmit ‘I Inflirtuari’ dhe kanë arritur t’a mbajnë larg vëmendjes së mediave historinë e tyre të dashurisë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu