Sali Berisha plasi “bombën” antiamerikane: Donald Lu futi “mik” tek unë që t’i merrja partinë Lulzim Bashës

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të bujshme mbrëmjen e sotme, pasi deklaroi se ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, 3-4 vite më parë i kishte dërguar një person në zyrë që i kërkoi t’i merrte partinë Lulzim Bashës.

Ai tha në MCN se nuk i shkonte mendja ta dëgjonte asnjë këshillë, pasi është njeri që lëvizet në atë mënyrë.

“Kur më kanë kërkuar që t’i marr partinë Lulzim Bashës, kam refuzuar, para 3-4 vitesh. Direkt Donald Lu ka dërguar një person në zyrë. Bisëeda me të ishte shumë miqësore, pro direkt personi më ka ardhur nga Donald Lu. Nuk më ka shkuar mendja që ta dëgjoja atë këshillë. Nuk jam unë njeri që të lëvizem në atë mënyrë”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu