Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, kryetari i Partisë Demorkratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh edhe partnerëve ndërkombëtarë, duke u kërkuar të mos mbështesin regjimin e Edi Ramës.
Berisha tha se Shqipëria nuk mund të ketë stabilitet nëse nuk garantohet vota e lirë.
“Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju, vende të BE, vende të NATO-s, partner kryesor strategjik të Shqipërisë, SHBA.
Sot, ju bëj thirrje të mos mbështesni regjimin e Edi Ramës! Mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve!
Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët.
Duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet, pa votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe shpresa, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja do të jenë të pandara”, deklaroi Berisha.
Kreu i PD e konsideroi kryeministrin Rama “një arimik” dhe e fajësoi atë për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Ai e quajti Shqipërinë, vendin më të korruptuar në Europës dhe botës.