Sali Berisha: Lulzim Basha u nis me Gjekmarkajn në SHBA, por e zbritën në Romë, ambasada hesht

0

sh-kryeministri Sali Berisha e pranon se ka një grup pro-Basha në PD, por thotë se mbështetja e tij ka pësuar një rënie katastrofale. I pyetur në emisionin “Open” në News 24 për faktin se 35 deputetë nuk ishin të pranishëm në Kuvendin e 30 prillit, Berisha tha se ata janë në meditim.

Berisha komentoi edhe deklaratën e ndihmës-sekretares amerikane e Shtetit Karen Donfried se qëndrimi me personat e shpallur “non grata” nuk ndryshon duke shtuar se Basha u nis me Gjekmarkajn në SHBA, por zbritën në Romë.

“Kam respekt për zonjën se ka karrierë të gjatë diplomatike. Por vetëm nga ana diplomatike, apo njerëzore, duhet të përsëris atë që i kam thënë në dhjetor, Gabriel Escobar, i cili erdhi dhe u takua me Bashën.

Ai njoftoi shqiptarët se “e pres me kënaqësi takimin me Bashën në Uashington” dhe të gjitha kjo 1 javë para referendumit për shkarkimin e tij. Në atë kohë i thashë se “shqiptarët janë një komb jetë gjatë, dhe nuk i kanë qejf kukullat”.

Iku zotëria, tha se do vijë Basha. Ai u nis me Gjekmarkaj, e zbritën. Nuk shkoi dot. U nis, por në Romë… e sigurt, por nuk shkoi dot. Është tjetër FBI dhe tjetër DASH. I kanë ça ligje. Vizë ka, por je i ndaluar për ligjin” – tha Berisha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu