Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë treguar shumë të ashpra. Shtëpia e Bardhë ka reaguar fort dhe ka deklaruar se do të vijojnë që të pastrojnë politikën shqiptare nga të korruptuarit përmes mekanizmit të shpalljes ”non grata”.
Një zëdhënës i DASH dha këtë përgjigje:
“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura si asnjëherë më parë për një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë. Politikat tona në Shqipëri, përfshi korrupsionin dhe rastet e shpalljes të personave non grata, janë shumë të mirënjohura, dhe të artikuluara nga ambasadorja Yuri Kim sikurse edhe nga ambasadori Philip Reeker, gjatë vizitës në Qershor si asistent sekretar për Byronë Europiane dhe Euroazinë. Ne presim të avancojmë marrëdhëniet tona bilaterale me udhëheqësit shqiptarë, kur të mblidhet në ditët e ardhshme Parlamenti”.
Largimi i Matthew Palmer dhe ardhja e Gabriel Escobar, në krye byrosë të Euroazisë në DASH, nuk ndryshon asgjë në politikat e ndjekura deri tani nga qeveria amerikane për Shqipërinë. TCH