Sali Berisha dhe Ilir Meta do arrestohen këtë vjeshtë

0

Këta e kanë futur Shqipërinë në shpellë dhe e kanë terrorizuar. Është krijuar padurueshmëri. Të gjithë shqiptarët i kërkojnë ambasadoores Yuri Kim prerjen e fillit të krimit, pra inagurimin e nisjes së demokracisë.

Shkruan Sokol Pepushaj

Sali Berishës dhe Ilir Metës u erdhi fundi që pritej. Çështje ditësh e do të arrestohen, do të gjykohen. Do habiten shqiptarët ç’kriminelë e hajdutë kanë patur në drejtim të politikës, ekonomisë dhe qasjeve medemek perendimore në 30 vjet.

Enver Hoxha nuk ngjan  i “shëmtuar” përballë tyre.

Këta, edhe  “vijat” më të  imta të jetës, i kanë plot “mikrobe”.

“Sëmundja” është aq dramatike, sa kushdo e sulmon, rrezikohet.

Është e rrezikuar demokracia, janë të rrezikuar ata që flasin. Dikur, Sali Berisha lëshonte zagarët e pushtetit mbi gazetarët, edhe për një akuzë.

Më kujtohet si sot. Afro 20 vjet më parë, kisha botuar një shkrim, ku akuzohej një deputet  PD-së për një korrupsion miliona dollarësh në një privatizim. E kishte regjistruar në emer të nipit.

Deputeti, meqë ishte shkodran, nuk vriste si Sali Berisha. Thjeshtë, më çoi para prokurorit.

Nuk e njihja Ulsi Manjan, por kur më njohu me akuzën, qesha me zë. Prita të zemërohet prokurori, por nuk ndodhi. Qeshi edhe ai.

-Faktet i kam tek prona, zoti prokuror, -shtova.

Të mos e zgjasim, dosja u mbyll. Të mos e zgjasim, fillova të besoj se po, ka edhe prokurorë të ndershëm sistemi.

Kjo është çështja. Shqiptarët kanë humbur besimin. Po që të rilind besimi, duhen ndëshkuar kriminelët.

Berisha dhe Meta, për shëmbull, duhen çuar përpara drejtësisë. 

Janë të akuzuar për eleminime fizike të kundërshtarëve. Edhe të lidhur fort me liderë komunistë e islamikë të botës së hurit e litarit.

Të dy, e lënë larg në pasuri mbretëreshën  e Britanisë, Elisabetën e II. Ajo ka pasuri prej 500 milion eurosh. Kurse Princi Filip, Burri i Mbretëreshës dhe Dukë i Edinburgut, që ndërroi jetë më 9 prill nga një atak kardiak në moshën 99 vjeçe, la mbrapa pasuri më pak se fjala vjen Jamarbër Malltezi.

Gjithë pasuria e Tij është 30 milion euro.

Kur dhëndri i Saliut është kaq i pasur, apo Thesarit të Shtetit i është grabitur floriri ditën për diell, nuk mund të ecet më “tërhiq e mos këput”.

Edhe shpella, edhe krimi e kanë një fund.

Këta e kanë futur Shqipërinë në shpellë dhe e kanë terrorizuar. Është krijuar padurueshmëri. Të gjithë shqiptarët i kërkojnë ambasadoores Yuri Kim prerjen e fillit të krimit, pra inagurimin e nisjes së demokracisë.

Dhe kjo po ndodh.

Do të kemi arrestimin e Sali Berishës dhe të Ilir Metës, si dhe të antarëve të familjeve mafioze që drejtojnë.

Janë me mijëra, por me qetësi e dashuri, i diskutojmë në vazhdimësi./Pamfleti (Vijon…)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu