Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët është ndalur edhe nxjerra e të dhënave të sistemit TIMS, ku kryeministri Edi Rama, rezulton se ka kryer 127 udhëtime me charter.
Berisha tha se në kohën kur ai ishte kryeministër nuk ka udhëtuar asnjëherë vetëm ai dhe delegacioni me charter, por kanë udhëtuar me avionët e linjave të cilët niseshin në orën 3 të mëngjesit dhe ktheheshin më pas në orën 12 të natës.
“Kishte një buxhet të caktuar, kryeministri udhëtonte vetëm me linjë tregtare, ministrat vetëm me linjë tregtare dhe asnjë me clas të parë. Mund të jenë parë 3-4 herë charter kur për një grup të vogël, por kur është shkuar në konferenca biznesi ku bileta e kryeministrit ka kushtuar max 2 mijë euro apo 1500 euro dhe ka paguar secili biletën e vetë. Kryeministri me familjen e tij nuk ka udhëtuar kurrë me charter.
Dhe ato udhëtime me charter mund të jenë 6 raste, por asnjëherë delegacioni i kryeministrit dhe charteri bosh. Janë paguar bileta, mund të ketë shkuar pak më shtrenjt, por kurrë vetëm delegacioni apo vetëm kryeminsitri nuk ka ndodhur kurrë.
Gjatë kohës që kam qenë kryeministër, ka ndodhur 2 herë kur kam qenë president sepse ka patur një rast që dueht të paraqitesha diku dhe kaq. Nuk mund të jetë ajo, ka etikë, kriterë, ja ku i ke linjat, cohu dhe shko ku të duash. Rregulli ka qenë merrnim linjat e 3 të natës dhe vinim në 12. Të tilla janë linjat”, tha Berisha.