U shfaq sikur lindi natyrshëm si forcë e parë politike antikomuniste, por plot dyshim, pasi u identifikua shpejt se ishte një konglomerat nga të gjithë shtresat shoqërore, por i mbarsur nga komunistët dhe ish Sigurimi i Shtetit. Si rrjedhojë, “dobiçi” nuk mund të ishte demokrat! Por do të drejtohen nga një komunistë të shartuar për të zbatuar Katovicën në këtë vënd të vogël të influencuar nga interesat serbo-ruse e greke.
Partia e Punës, Ramiz Aliaj dhe sistemi i kalbur i tyre, u sforcuan në një pluralizëm të kontrolluar.
Ato u përkujdesen asgjë të mos ju shpëtonte, ndaj në krye të PD-së vendosën Sali Berishën, pinjoll i tyre dhe besnik deri në fund.
Për të gjithë shqiptarët dhe politikën e pas ’90-ës, rezultoi të ishte një sagë, një përrallë, një histori e para menduar, e para trilluar , për një popull të shtypur.
Katovica vazhdon ende me grupet dhe përsonazhet përgjatë brezave pa u ndërruar.
Dorëzimi i pushtetit në ’92-in, kinse fitoi PD-ja, thjeshtë ishte pergatitja e një sage per te mashtruar popullin dhe botën demokratike, se komunizmi ka rënë edhe në vendin tonë!
Rezultoi kështu me ligjin komunist për tokën nr. 7501, talljet me pronarët dhe ish pronarët, me të përsekutuarit dhe të përndjekurit politik, me ligjin e legalizimeve, me privatizimet. Më vonë me thyerjen e embargo serbe, me tjetërsimin e pronave etj.
Dhe loja e kungulleshkave ndërmjet PS-së dhe Berishës vazhdon, duke i detyruar shqiptarët të marrin arratinë.
Ja pra, përse rezulton sot që shqiptarët jane eksporti numër një i njerëzve në botë, importuesi numër një i marrjes së borxheve të huaja dhe depoja numër një për mallrat e skaduara të botës!
Ndërkohë, në këto 32 vite demokraci, shqiptarët nuk mund të bënin dot pa krijuar heronj e legjenda të gjalla! Kjo trashëgimi nga komunizmi është ironia me e madhe e post diktaturës.
Vjedhjet, korrupsioni, shkatërrimi i shtetit dhe i sistemit të drejtësisë, zgjatimi i litarit komunist të Hoxhës dhe Aliajt, e kanë imponuar PD-në të gjëndet në këtë gjendje, e përçarë si mos më keq. Dhe për ironi, nga përçarësit e PD-së, nuk kërkohet bashkimi, por asimilimi i njerës palë.
Bashkimi i PD-së në këto kushte, ngjan i pa mundur.
Lulzim Basha e dha dorëheqjen pikërisht në funksion të bashkimit dhe unifikimit të PD-së, pa Berishën non grata.
Por Berisha nuk njeh indietro! Ai, vazhdon të jetë pengesa më e madhe e PD-së dhe politikës shqiptare sot. Ai vazhdon misionin e vjetër të tij, duke minuar çdo lidhje, çdo urë komunikimi e bashkëpunimi mes demokratësh, duke shtuar përçarjen në elektorat dhe në grupin parlamentartë PD-së për të blinduar Ramën në pushtet!
Nisma e një proçesi bashkimi pa kushte të demokratëve të Mirditës, kur dihet se nuk arrihet pushteti duke qënë të përçarë, nuk po gjen mbështetje nga istikamet që kushtezojnë njëri-tjetrën.
Të mos ishte një sagë e trilluar me parë, nuk do rezistonin aq shumë për të lëshuar mënjanë antagonizmat në funksion të një fronti të vetëm opozitar.
Berisha është i vonuar. Më e rëndë për të bëhet qëndrimi i tij antiamerikan në krye të Foltorës.
Kryetarin e PD-së e kemi mes nesh .
Do e zgjedhë vota , sapo të largohet Berisha .
Skenari i vjetër i Berishës për t’a kaluar Foltorën tek Ilir Metaj , nuk do mund të zbatohet . Së pari nga vetë demokratët , sado të përçarë të duken ! Pastaj nga amerikanët , që na duket sikur mbështesin Ramën .
Por , ndërmjet Berishës , Metës dhe Ramës , amerikanët mbështetën këtë të fundit , objektivisht .
E njohin fort mirë kush është . Ja njohin rrënjë e dhëmballë ! Edhe pse Rama hedh plotësisht vallen e tyre , i bindur se do i shpëtojë zullumeve të tij .
Basha ka gabuar edhe pse në fund u detyrua më shumë dhimbje të përjashtoje Berishën, duke e detyruar Berishën e inatosur për të mbledhur rreth Foltorës së tij të gjithë “mëkataret” e PD-së, duke e pastruar faktikisht atë.
Si thotë Shën MATEU:
“Kisha është vëndi ku mblidhën mëkataret”.
Në foltore i kanë shkuar pas Berishës.