“Sadna” pendohet për fryrjen e buzëve: Ishin katastrofë, nuk më shkonin fare

0

Aktorja Sara Khan u bë shumë e famshme në vendin tonë vite më parë me serialin indian “Bidaai”, ku luante rolin kryesor “Sadna”. Sot e kësaj dite ajo mbahet mend si aktorja që përloti të gjithë teleshikuesit dhe publiku nuk e ka harruar aspak bukuroshen indiane. Sara pak muaj më parë ishte në vëmendje të mediave për shkak të ndryshimit që kishte pësuar në fytyrë.

Aktorja 30-vjeçare bëri fryrje të buzëve dhe mori shumë kritika për shkak të pamjes së re. Në një intervistë së fundmi Sara pranoi që i kishte fryrë buzët dhe u shpreh se nuk i ka pëlqyer vetja aspak me atë pamje. Aktorja e quajti katastrofë pamjen e saj dhe tha se po priste me padurim që mbushja të shpërbëhej. “Unë nuk bëra ndonjë ndryshim në fytyrë, jam e njëjta.

Po, i fryva buzët por doli katastrofë dhe nuk dukesha aspak mirë. Ishin shumë keq, nuk më shkonin fare. Nuk më pëlqenin buzët e mia prandaj i fryva. Mezi prita që mbushja të shpërbëhej. Nuk më pëlqente vetja asokohe”-tha Sara. Tani aktorja është kthyer me pamjen e saj të mëparshme./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu