Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi, ka shkaktuar furtunë reagimesh në vend.
E ftuar në Open në Top Channel, deputetja Rudina Hajdari tha se deklarata e ambasadores Yuri Kim i referohet të gjitë politikanëve.
“Të gjithë kanë frikë nga Reforma në Drejtësi. Këta mbrojnë njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja që e bën të vështirë implementimin e Reformës në Drejtësi.
Prej 30 vitesh këta politikanë kanë vjedhur dhe kanë siguruar jetën e tyre dhe familjarëve të tyre. Pjesë dërrmuese e politikanëve janë të korruptuar”- tha Hajdari.