Aktorja turke Hazar Motan është bërë shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Xhemresë” në serialin “Lule të vetmuara”, një serial shumë i suksesshëm që po transmetohet në TV Klan dhe ka në qendër të historisë disa vajza të braktisura.
Hazar Motan, 29 vjeç së fundmi në një intervistë tregoi se nga karantina ka zbuluar diçka për veten. Aktorja u shpreh se ajo nuk ka më frikë nga vetmia pasi gjatë kësaj periudhe ka qëndruar vetëm. “Zbulova se vetmia është diçka nga e cila nuk duhet të kemi frikë.
Unë kam familje dhe të afërm, pra nuk jam vetëm, por kur ndodhesha e vetme, kuptova që vetmia mund të kalohet. Mendoj se këtë periudhë do e përshkruaja si përkushtim ndaj vetes”-tha aktorja./revistawho.com