Rrëfehet bashkëshorti i “Bihterit”: I kam propozuar 16 herë për martesë

0

Historia e dashurisë së aktores Beren Saat me këngëtarin Kenan Dogulu vazhdon të jetë shumë e komentuar në mediat turke. Çifti vitin e kaluar pësuan një krizë në martesën e tyre dhe deklaruan ndarjen, por shumë shpejt u rikthyen bashkë kur kuptuan se nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.

Këngëtari së fundmi ka treguar se i ka propozuar 16 herë aktrores dhe i ka blerë 6 herë unazën. “Bashkëshortja ime është si një kopësht botanik që çel çdo ditë lule. Unë bie në dashuri me të çdo mëngjes”-është shprehur Kenan Dogulu.

Këngëtari ka treguar gjithashtu se kohën bashkë në vetëkarantinë e kalojnë duke shkruajtur këngë dhe poema të cilat do t’i publikojnë kur karantina të ketë përfunduar. Beren Saat dhe Kenan Dogulu u martuan në vitin 2014. Çifti u njohën në vitin 2012 gjatë një mbrëmjeje./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu