Rrebeshi rrëzon shtyllën e tensionit në Fierzë, OSHEE: Po riparojmë avarinë

0

Reshjet e dendura të shiut kanë rrëzuar shtyllën e tensionit të mesëm në Fierzë.

Njoftimin e ka bërë vetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i cili  në një postim në Facebook, thotë se është dëmtuar linja e tensionit të mesëm, teksa teknikët janë vendosur në terren për riparimin e avarisë.

‘Rrjeti tensioni mesëm #FierzëMoti i keq, me reshje dëmtoi linjën, brigadat e #OSSH #Kukës #Tropojë në terren për riparimin e avarisë’- thuhet në njoftim.

Moti i keq ka goditur prej dy ditësh Tropojën e cila ka lënë banorët në vështirësi për sa i përket qarkullimit. Alarmi u dha nga kryebashkiaku i cili kërkoi ndihmë nga autoritetet përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu