Pranvera do dhe shumë pak ditë që të vijë dhe krahas garderobës frymëzohemi të bëjmë edhe disa ndryshime në mënyrën si grimohemi.
Trendi i makeup-it të kësaj pranvere do t’ju bëjë të dukeni mahnitëse.
Këtë pranverë në fokus duket se do të jenë qerpikët pasi në rrjetet sociale, po shtohen gjithnjë e më shumë fotot e vajzave me qerpikë në ngjyra nga më të ndryshmet si blu, jeshile dhe lejla. Me thuajse aspak mundim por me impakt të lartë, një rimel me ngjyrë është një strategji e thjeshtë dhe shumë efektive për të nxjerrë në pah sytë.
Dhe për ju që doni një look të tillë por që tërheq më pak vëmendje, mund të aplikoni rimelin me ngjyrë në majat e qerpikëve dhe në fund të kaloni një furçë rimeli të zi, për të arritur një efekt të llojit ombre. Nuanca karakteristike e rozës së artë është jashtëzakonisht e gjithëanshme, si për ditën ashtu edhe për festat elegante të mbrëmjes.
Ju mund të bëni një grim të artë për fytyrën, sytë dhe madje edhe buzët tuaja.
Me përzierjen e dy nuancave të arit dhe rozës, me hije ngjyrë kumbull dhe kafe mund të realizoni një tualet mbrëmjeje shumë të sofistikuar, duke e kompletuar me penel të zi.
Vetulla të çregullta? Jo më. Trendi i ri i vetullave vjen me vetulla të rregullta dhe të lëmuara. Sipas artistëve të makeup-it xheli i vetullave nuk duhet të mungojë tek asnjë femër.