Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Në pjesën e fundit të emisionit, Arjan Çani ka ftuar në studio aktivistin Adriatik Lapaj, i cili kapi gafil Ramën sa i përket një ligji.
Teksa Rama po mundohej të justifikohej kishte arritur ora 11:00 që normalisht në Tv Klan janë lajmet.
Çani u shpreh se Frangaj ka dhënë urdhër që emisioni të mbyllej, ndërsa Rama e “kërcënoi” duke i thënë me shaka që regjimi ka vendosur që emisioni të vazhdoje ose do të ndërpresim dritat.
Edhe momentalisht ku ora është 23:12, emisioni vazhdon dhe lajmet akoma nuk kanë vazhduar.
Rama: Thuaj Sandrit që shyqyr që jam në një emision që jam me dy njerëz që flas për njerëzit. Jo me dy analistë për seksin e ëngjëjve. Aleksandër nuk ka. Regjimi vendos që djali do flasë deri në fund. Nëse Frangaj kërkon të më mbyllë gojën le të heqë dritat. Të ulë levën. Je i mërzitur ti se të hoqa nga loja?
Çani: Unë? Unë po dal të pi cigare