Rama drejt burgut, ka shkelë Kushtetutën. Në Kukës e Burrel mbyllen KZAZ-të, nuk ka zgjedhje më 30 qershor

0

Autoritetet vendore kanë nisur punën për zbatimin e dekretit te presidentit të vendit, Ilir Meta në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve të datës 30 qershor.

Kështu administrata vendore në Kukës dhe Burrel ka kërkuar që të lirohen ambientet që janë zënë nga KZAZ-të.

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka kërkuar që të lirohen ambientet e zëna në dy shkollat e qytetit. Gjithashtu ai ka kërkuar leje edhe për të hequr listat e zgjedhësve për të afishuara në institucionet parashkollore.

Kreu i Bashkisë së Burrelit Nezir Rizvani ka kërkuar nga KQZ-ja që të lirohen të gjitha ambientet e zëna. Ai ka kërkuar që KZAZ-ja të largohet nga ambientet e pallatit të sportit ‘Ferit Hysa’. Letra i është drejtuar edhe Presidentit, Kryeministri, prefekturës dhe ministrisë së Brendshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu